Cili është roli i ofruesve të shërbimeve në sistemin e mbrojtjes sociale?

Cili është procesi i licencimit për ofruesit e shërbimeve në Kosovë?

Si të sigurohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe njohurive ndërmjet ofruesve të shërbimeve në mënyrë që të arrihet cilësia e duhur dhe të përmirësohen proceset zhvillimore në këtë fushë?

Çfarë hapa mund të ndërmarrim për të ndikuar në cilësinë e ofrimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara?

Pikëpamjet e përfaqësuesve qeveritarë dhe vendimmarrësve në lidhje me sistemin e ofrimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara – Ku jemi momentalisht dhe rrugët përpara; Mekanizmi financiar dhe fondet evropiane si burime potenciale financimi për ofruesit e shërbimeve; Përfshirja e përdoruesve në dizajnimin e shërbimit; Bashkëpunimi ndërmjet akterëve.

Cilat janë trendet evropiane dhe çfarë po ndodh në Kosovë në fushën e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe pasqyra e praktikave dhe shërbimeve të mira që ekzistojnë në Kosovë.

Këto janë disa nga çështjet që do të diskutohen gjatë Forumit.

Shpresojmë se së bashku do të hulumtojmë pyetjet e mësipërme, do të shkëmbejmë përvoja dhe shembuj të praktikave të mira në mënyrë që të krijojmë mundësi për bashkëpunim të ardhshëm për të shkëmbyer dhe zhvilluar ekspertizë në fushën e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara.

Web faqja e Forumit është përpiluar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes së internetit është përgjegjësi ekskluzive e COD Kosovo dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Suedeze.