Vendi dhe lokacioni ku do të mbahet Forumi: Hotel Sirius, Prishtinë

Web faqja e Hotel Sirius: http://www.hotelsirius.net

GJUHËT PUNUESE TË FORMAVE DHE MATERIALEVE

Gjatë pjesës së punës të Forumit do të sigurohet një përkthim simultan për të gjithë pjesëmarrësit. Gjuhët e punës të Forumit do të jenë gjuha shqipe, serbe, angleze, si dhe gjuha e shenjave në shqip dhe serbisht.

Të gjitha materialet e paraqitura gjatë Forumit do të shpërndahen në USB për çdo pjesëmarrës individualisht.

Prezantimet do të ngarkohen në web faqe në seksionin PREZANTIMET.

USHQIMI DHE PIJET FRESKUESE

Organizatorët do të ofrojnë drekë për të gjithë pjesëmarrësit e Forumit.

Nëse keni njoftime specifike të të ushqyerit, ju lutemi ja përshkruani në detaje personit me të cilin ju komunikoni në lidhje me regjistrimin tuaj.

Kafja dhe çaji do të shërbehen gjatë ardhjes së mysafirëve dhe gjatë pushimit në pjesën e parë të Forumit.

QASJA

Hotel Sirius është i qasshëm për personat me aftësi të kufizuara. Hoteli ka tualete të përshtatshme për përdoruesit e karrocave. Nëse keni kërkesa të veçanta në lidhje me qasjen, ju lutemi komunikoni me organizatorët gjatë regjistrimit të Forumit.

Për çdo informacion shtesë për Forumin, ju lutemi na kontaktoni përmes emailit: forum@codkosovo.org

Me nderime,

Komiteti organizativ i forumit

Web faqja e Forumit është përpiluar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes së internetit është përgjegjësi ekskluzive e COD Kosovo dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Suedeze.