Forumi

Forumi i ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara
SHEMBUJ TË PRAKTIKËS SË MIRË NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara – EASPD, organizojnë Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Asociacioni Europian i Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara – EASPD, është OJQ jofitimprurëse në sektorin e aftësisë së kufizuar, e cila promovon pikëpamjet e mbi 17,000 shërbimeve sociale dhe shoqatave të tyre ombrellë. Janë mbi 80 milionë persona me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën. Qëllimi kryesor i EASPD është promovimi i mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara përmes sistemeve të shërbimeve efektive dhe me cilësi të lartë.

Forumi synon të bashkojë ofruesit e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe së bashku me ekspertët nga EASPD dhe institucionet përkatëse të angazhuara në fushën e shërbimeve të vazhdohet puna e përbashkët për përmirësimin e sektorit të shërbimeve dhe duke bërë këtë kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Për informata shtesë ju lutemi na kontaktoni përmes emailit: forum@codkosovo.org
Ne presim tu takojmë dhe të punojmë së bashku